Dyfishimi i taksës për tokat bujqësore i propozuar në draft ligjin për pasuritë e paluajtshme i cili është hedhur për konsultim, pritet të ketë efekte negative në sektorin bujqësor.
Në një intervistë për SCAN, profesori dhe eksperti i bujqësisë Gjok Vuksani, thekson se rritja e taksimit do të jetë një kosto e shtuar për fermerët, duke shkaktuar dekurajim të mëtejshëm.
Vukasni thekson se për të rritur shfrytëzmin e tokave bujqësore dhe moslënien djerrë të tyre, ka skema shumë më efikase dhe që nuk janë penalizuese për ata që aktualisht krijojnë të ardhura nga ky aktivitet.
Sipas nenit 37 të draftit, baza e taksës për tokën bujqësore është sipërfaqja e tokës bujqësore, në hektar, në pronësinë ose posedimin e taksapaguesit.
Në dokument thuhet se përjashtohen nga taksa, tokat bujqësore që mbillen me kultura drufrutore dhe vreshtari për pesë vitet e para nga çasti i mbjelljes.
Marrë nga Scan Tv