“Coolcation” është një nga tendencat e udhëtimit të këtij viti, ku turistët kërkojnë klimë më të freskët. Me temperaturat e larta të verës mbi 30 gradë Celcius, shumë njerëz nga Evropa Qendrore dhe Jugore po udhëtojnë drejt Suedisë.
Kjo ka përmbysur normat tradicionale të verës dhe po pushojnë në vendet më të ftohta këtë vit.
Umeå në Suedi është një destinacion mjaft i preferuar për turistët, pasi temperaturat në korrik shkojnë deri në 17 gradë celcius, atmosfera është e qetë dhe mungon trafiku.
Vizitorët nga Holanda janë gjithashtu ndër ata që kanë zgjedhur Suedinë në vend të Spanjës.
Ky shtet po regjistron një rritje të blerësve të huaj të shtëpive në të gjithë vendin e Evropës veriore. Shkak janë bërë ndryshimet klimatike .
Përkthyer dhe përshtatur nga Euronews për Probizz.al