Të marrësh sot një vendim për të blerë një shtëpi apo për të investuar në një objekt është një hap mjaft i rëndësishëm dhe padyshim me kosto të lartë. Ndaj kryesorja në këto vendime qoftë për banim apo për biznes është gjithmonë cilësia e ndërtimit ku do të banosh apo ku do të ushtrosh aktivitet biznesi.
Në terren çdo ditë shohim kantiere të hapura ndërtimi, por ajo që bën diferencën në këtë sektor është cilësia.
Kompania e ndërtimit, D&A Isaku Construction e nisi aktivitetin në vitin 2000 në vend, dhe nga ajo kohë, vit pas viti po tregon seriozitet në treg në shumë drejtime.
D&A Isaku Construction punon vetëm me material cilësore Peri dhe Doko.
Ndërkohë për çdo klient që bashkëpunon garanton cilësi, shpejtësi dhe shërbim korrekt sipas afateve të përcaktuara për çdo projekt.
Janë të shumta objektet e ndërtuara që mbajnë vulën e cilësisë nga kompania D&A Isaku Construction, si vila, pallate, objekte të ndryshme banimi, komplekse, kapanonë, hotele etj.
D&A Isaku Construction aktualisht ka 50 punëtorë të kualifikuar dhe nisur nga kërkesa që ka në treg pritet që të shtojë vit pas viti numrin e fuqisë punëtore.
Me zyra qëndrore në Durrës, kompania operon në të gjithë Shqipërinë, aty ku klientët kanë nevojë.
Vlen të përmendim projektet më të fundit si White Hill, Hoteli më i ri luksoz në Durrës apo projekti arab i pallateve të banimit në Spitallë.
Tek White Hill Hotel, D&A Isaku Construction ka operuar prej 5 vitesh ku ka kryer punimet për pjesën konstruktive termoizoluese etc.
D&A Isaku Construction ka në proces punimet edhe në një godinë banimi dhe turistike në zonën e Golemit, ku i është bësuar një vepër mjaft e rëndësishme me arkitekturë të vecantë. Në këtë projekt afati i punimeve është 24 muaj.
Për të gjithë ju që keni në plan të ndërtoni shtëpi, pallate, biznese apo njësi të tjera akomodimi, ju kujtojmë se D&A Isaku Construction ofron me cilësinë më të lartë shërbime për pjesën e karpinterisë, muraturave ,termoizolimit të godinave, ndërtimin e pishinave, mureve rrethues, dhe ndërtimin e kapanoneve .
Më një eksperiencë 23 vjeçare në treg, D&A Isaku Construction dallon në treg për korrektësinë, cilësinë e punimeve dhe shpejtësinë duke realizuar veprat sipas afateve të përcaktuara madje edhe më shpejt.
Sektori i ndërtimit prej vitesh vijon të ecë me ritme të larta në Shqipëri për shkak të kërkesave që ka qoftë për banime apo qëllime turistike, ekzistenca e kompanive të tilla serioze në fushën e ndërtimit është një risi në treg dhe domosdoshmëri për një ecuri të shpejtë dhe me cilësi të punimeve.
Kontakt: 0698185898
Email: [email protected]