Bimët medicinale dhe aromatike janë një pjesë e rëndësishme e ekonomisë në Malësinë e Madhe, duke punësuar qindra burra dhe gra në mbjelljen, grumbullimin dhe përpunimin e tyre.
Me anë të Skemës Kombëtare të Bujqësisë 2024, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka rikthyer mbështetjen për prodhuesit e bimëve medicinale dhe aromatike, sektor i cili është në hapat e tij të parë, por të sigurtë drejt tregjeve elitare si ato të Bashkimit Evropian.
Bimët Medicinale janë një sektor i rëndësishëm në eksportet tona bujqësore. Përveç impaktit socio-ekonomik, parcelat me bimë medicinale dhe aromatike, janë kthyer edhe në një atraksion turistik.