Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Urban, Anila Denaj ka zhvilluar një takim me peshkatarë të zonës dhe përfaqësues të Organizatës së Menaxhimit të Peshkimit në fshatin Lin në Pogradec.
Denaj i informoi se do të trefishohet sasia e rasatit të peshkut që do të hidhet këtë vit në liqenin e Ohrit.
Lini është përfshirë në listën e zonave të mbrojtura nga UNESCO.
Veç fondit nga Skema Kombëtare e Mbështetjes për rinovimin e anijeve, peshkatarët kanë përfituar edhe mbështetje për naftën.