Skema Kombëtare e Investimeve 2024 po fuqizon sektorin e akuakulturës duke ofruar financim për koshat dhe rrjetat e rritjes së peshkut.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka njoftuar se masa e përfitimit shkon në 50 % të vlerës totale të investimit, deri në 20 milionë lekë për subjekt.
“Ky investim është një hap konkret për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm të akuakulturës detare dhe mbështetur vizionin qeverisës për të arritur 30 mijë tonë peshk akuakulturë deri në 2030”, shkruan Denaj në facebook.
Sipas ministres aplikimet për këtë skemë financimi do të hapen së shpejti.