Me 27-28 Prill, Salla 1 Tetori në Prishtinë, do të jetë vendi ku destinacionet më të bukura në
rajon bashkohen me vizitorë.
Panairi Ndërkombëtar i Turizmit dhe Sportit është event promocional dhe komercial për sektorin
e turizmit dhe sportit. Ky edicion shpalos një gamë të gjerë të destinacioneve dhe atraksioneve
turistike, sportive dhe ofertave të ndryshme nga një numër i madh i agjencioneve turistike,
bizneseve, institucioneve tjera nga vendi, rajoni dhe me gjerë.
Ky panair është vend i përsosur për krijimin e rrjeteve me profesionistë nga industria e turizmit
dhe sportit në Ballkan duke u bërë vendtakimi kryesor për bashkëpunime potenciale afariste
për të gjitha palët me interes, si dhe është bërë një platformë unike ku bëhet promovimi zyrtar i
ofertave turistike dhe sportive për vizitorët nga Kosova dhe rajoni.
Për 19 vite me radhë, CEO si kompani lidere për organizim të panaireve në Kosovë, mundëson
platformë bashkëpunimi dhe shkëmbim eksperiencash në mes të profesionistëve dhe
pasionantëve të turizmit dhe sportit.
Ju ftojmë ta shfrytëzoni mundësinë që të gjitha këto destinacione dhe atraksione ti vizitoni në
Prishtinë, me 27-28 Prill në Sallën 1 Tetori.
Burimi : Telegrafi