Germin është një organizatë joqeveritare që përdor teknologjinë dhe kanalet virtuale për të lidhur dhe angazhuar Diasporën në avancimin e zhvillimit dhe demokratizimit të vendeve të tyre.
Së fundmi Germin ka lançuar tregun online për diasporën dhe të interesuarit e tjerë, për t’i dhënë mundësi tregtarëve vendas nga atdheu të shesin produktet e tyre artizanale.
Në një prononcim për PROBIZZ.AL Lirim Krasniqi, Drejtor i Shoqatës “Germin” sqaron idenë e themelimin të kësaj mënyre të tregtimit online e cila shërben si një urë lidhëse.
“Duke pasur parasysh që pandemia ka rënduar shumë tregun vendor, sidomos krijuesit/prodhuesit e vegjël, kemi krijuar një platformë e cila ka per qëllim t’ju ofrojë atyre një treg më të madh për të shitur produktet e tyre. Diaspora tani ka mundësi të blej/porosisë nga e gjithë bota punime të cilat nuk i gjen në vendet pritëse.”- tha Krasniqi.
Nëse për diasporën, produktet e atdheut janë një memorie, një kujtim, një pjesë dhe copëz e vendit mëmë, për tregtarët e vegjël do të ketë ndikim pozitiv ekonomik.
“Blerjet në Shqip Shop shprehin dashurinë tuaj për njerëzit tuaj, pasi paratë që shpenzoni do të luajnë një rol të rëndësishëm për prodhuesit të vegjël, për të ardhurat dhe zhvillimin e mëtejshëm të aftësitëve të tyre. Kjo mbështetje është veçanërisht kritike duke pasur parasysh ndikimin negativ të COVID-19.”–sqaron Z.Krasniqi.
Konkretisht për ju që dëshironi të njoftoheni me krijuesit mbrapa këtyre punimeve të vecanta vizitoni faqën shqipshop.org/pages/meet-the-aritisans dhe lexoni tregimet e artizanëve.
Përmes shqipshop ju jeni një hap me afër Shqipërisë dhe Kosovës.
PAK RRETH GERMIN
Germin filloi në 2011 si një grup joformal që përpiqej të gjente rrugën për t’u lidhur me atdheun dhe u themelua zyrtarisht në 2014. Germin drejtohet dhe mbështetet nga një grup profesionistësh të Diasporës duke filluar nga fusha e politikave publike, financave, informacionit, teknologjisë, ligjit, arsimit, sigurisë dhe diplomacisë. Ata kanë një rrjet të gjerë profesionistësh dhe bashkëpunëtorësh me kohë të pjesshme, që aktualisht banojnë në 24 vende, përfshirë Ballkanin, Evropën Perëndimore dhe Amerikën e Veriut.
Germin është fjalë me origjinë latine që do të thotë ‘të rritesh, të përparosh’. Termi është përdorur në shumë ambiente përgjatë sfondit të tij të pasur të konteksteve historike dhe gjuhësore, duke nënvizuar vazhdimisht rëndësinë që ka pasur ndryshimi në avancimin e shoqërive. Duke përdorur këtë të fundit, organizata jonë synon të krijojë një themel të fortë mbi të cilën Kosova përfundimisht do të ndërtojë muret e saj të duhura, për përmirësimin e vendit dhe njerëzit e saj në përgjithësi./ProBizz.al/