Digital Pierrot Museum është një muze virtual i cili paraqet eksperiencën e një muzeu kontemporan në mediume teknologjike e virtuale. Ky muze digjital rikrijon eksperiencën e lundrimit në një muze real por duke përdorur teknologjinë interaktive “virtual reality”. Muzeu digjital krijon hapësira virtuale për artistë të rinj shqiptar për të lëvruar artin e tyre, është i aksesueshëm nëpërmjet faqes online digitalpierrotmuseum.com për Windows dhe nëpërmjet të gjitha platformave VR Headset. Projekti është konceptuar për të rritur vizibilitetin e artistëve të rinj shqiptar online e nëpër rrjete të ndryshme mediatike. Gjithashtu, projekti synon të promovojë vlerat artistike falas për të gjithë audiencat që dëshirojnë të ndërveprojë me muzeun dhe artin shqiptar. Duke përdorur platformën për krijimin e videogames, Unity Engine, muzeu synon edukimin e dyfishtë të rinisë por edhe te prindërve për vlerat edukative të videogames.
Muzeu është konceptuar dhe ndërtuar nga artisti vizual, Uillred Dallto, i frymëzuar nga cikli me poezi në frengjisht nga autori belg Jean Giraud, Pierrot Lunaire: rondels bergamasque dhe nga pasojat që pandemia COVID i la skenës artistike në vend. Muzeu është konceptuar për një vazhdueshmëri promovimi të artit shqiptar në kohë, pasi të gjitha hapësirat virtuale të tij janë të hapura dhe të ndryshueshme për ekspozitat dhë artistët e rinj.
Duke qenë se muzeu është një projekt i hapur dhe i pakohë, funksionalitetet e tij janë e do jenë në zhvillim të vazhdueshëm, ideatori i projektit ka zhvilluar një version fillestar të muzeut. Kolektivi i Digital Pierrot Museum, ka organizuar një tour aktivitetesh prezantuese të cilat synojnë promovimin e muzeut virtual në Tiranë, por gjithashtu edhe promovimin e eksperiencave të virtual reality. Ky tour është organizuar nëpër qendra rinore e kulturore në qytet si Tumo Center, Shtëpia Muze Kadare, Tulla Culture Center etj. Prezantimet e muzeut janë realizuar nëpërmjet pajisjeve Occulus Quest 2 Virtual Reality Headsets dhe kanë qenë të ndërthur me aktivitete të ndryshme artistike si koncerte e workshop-e.
Çfarë ofron muzeu:
1. Galeri Online: Ekpozita Pierrot Lunaire nga artisti digjital, Uillred Dallto. Tek e cila do të eskpozohen 50 punime dixhitale. Duke iu afruar punimeve artistike, vizitori do ketë mundësi të ndërveprojë me punimin ku mund të lexojë poezitë në anglisht dhe frengjisht të autorit belg, Jean Giraud, Pierrot Lunaire: rondels bergamasque. Kombinimi i poezive dhe punimeve artistike, jep simbole e mësime në lidhje me artin e artistin kontemporan dhe procesin artistik të tij duke promovuar kulturën dhe vlerat europiane.
2. Galeria Alter: Ekspozitë Digjitale Kolektive. Ekspozita Kolektive përbëhet nga prezantime të dy punimeve artistike digjitale të 10 artistëve të rinj shqiptar. Kjo galeri do të prezantojnë ekspozita të ndryshme duke krijuar një vijueshmëri të kapaciteteve rinore për promovim.
3. Blue Theatre: Teatri blu nëpërmjet ndërtimit të tij krijon një database të filmave dhe videoart të filmografëve të rinj shqiptarë. Vizitori ndërvepron më teatrin dhe mund të kërkojë dhe të shfaqë filmin që ai dëshiron nga arkiva. Synimi i kësaj dhome është të krijojë një database të filmave të filmografëve vendas e të rinj dhe shfaqja e këtyre veprave në një mënyrë interesante e novative.
Burimi: Geek Room