Fillon disbursimi i Skemës Kombëtare në Bujqësi për 2024!
Prioriteti për disbursim nis me fermerët dhe blegtorët brenda Bashkimeve të Operatorëve Bujqësorë dhe Grupimeve të fermerëve, të cilët këtë vit kanë përparësi në fillimin e financimit dhe disbursimit me 100% të vlerës së aplikimit.
Do të vijohet me përfitimin e të gjitha masave në vijim dhe në disbursimin sipas verifikimeve të plota.
Kjo skemë përfaqëson një mbështetje financiare të rëndësishme për bujqësinë dhe zhvillimin rural, e financuar nga buxheti i qeverisë shqiptare. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural mbetet e angazhuar për të mbështetur dhe fuqizuar fermerët dhe strukturat e bashkëpunimit bujqësor, me qëllim zhvillimin e qëndrueshëm rural dhe rritjen e prodhimit bujqësor në vend.