Dita Botërore e Librit festohet nga UNESCO çdo vit më 23 prill. Librat janë miqtë, udhëzuesit dhe filozofët tanë më të mirë. 23 prilli është një datë simbolike për letërsinë botërore sepse në këtë datë të vitit 1616 kanë vdekur figurat e mëdha letrare Servantesi, Shekspiri dhe Inca Garcilaso de la Vega. UNESCO thonë se, “Qëllimi ynë është të angazhojmë njerëz në lexim dhe të argëtohen duke e bërë këtë. Si një festim i Ditës Botërore të Librit dhe të Drejtave të Autorit të këtij viti, UNESCO ka krijuar një sfidë “Bookface”.
HISTORIA
Në 1995, UNESCO vendosi të festojë 23 prillin si Ditën Botërore të Librit, dhe që nga ajo kohë data ka rëndësi në historinë e letërsisë. 23 prilli shënon përvjetorin e vdekjes dhe lindjes së shumë autorëve të tjerë të shquar, si Maurice Druon, Haldor K.Laxness, Vladimir Nabokov, Josep Pla dhe Manuel Mejia Vallejo. Prandaj, u bë e qartë për UNESCO-n të zgjidhte 23 prillin për të festuar ditën e librit në të gjithë botën.
FLET LORETA BERHAMI DREJTUESJA E SHTËPISË BOTUESE ‘PEGI’
Në një intervistë për Probizz.al Loreta Berhami drejtuesja e shtëpisë botuese ‘Pegi’ thotë se do të donte më shumë vëmendje dhe kohë për librin.
“ Në një shoqëri si kjo e jona, libri duhet të ishte gjithmonë në qendër të vëmendjes si një nga mjetet, në mos mjeti më i rëndësishëm, në ruajtjen dhe përtëritjen e kulturës dhe gjuhës tonë amtare. Dita e Librit ndikon në drejtimin e duhur dhe duhet “festuar”; natyrisht nga gjithsecili në mënyrën e vet. Do të doja të kishim më shumë “ditë libri”, më shumë vëmendje dhe kohë për librin dhe letërsinë, më shumë durim për të lexuar e për të dëgjuar ata që kanë lexuar. Jam e vetëdijshme se modat dhe ngërçi ekonomik kanë ndikimin e tyre dhe nuk janë pengesa që tejkalohen shpejt. Bukur do të ishte edhe sikur secili nga ne të kishte një “ditë të librit të tij”, në intimitetin e vet, pa reklama e pa fanfarë. Ky po që do të ishte një hap në drejtimin e duhur.”- shprehet Loreta Berhami nga ‘Pegi’.
Nëse kaloni në webin e shtëpisë botuese “Pegi” do të njiheni edhe me titujt më të rinj të librave.
Biseda rreth seksit
Libra që flasin për seksin ka pa fund, por ky është ndër të paktët që tregon realisht se si mund të flasim për të. Fundja, si mund të kesh një jetë seksuale të jashtëzakonshme, kur nuk mund të diskutosh haptas për të me partnerin? Komunikimi është i rëndësishëm në një marrëdhënie, por njerëzit nuk dinë si t’i qasen e të flasin për një temë kaq delikate. Ka njerëz që nuk kanë folur kurrë për seksin dhe vetëm nga mendimi i një bisede të tillë, mund të mbulohen me djersë të ftohta. Ose ndihen kaq të shkëputur nga partneri, saqë seksi është gjëja e fundit tek e cila mund t’ju shkojë mendja. Ndoshta janë shumë të frikësuar për të qenë tërësisht të sinqertë në lidhje me atë që dëshirojnë vërtet. Ose nuk kanë as idenë më të vogël se çfarë dëshirojnë, ndaj nuk janë të sigurt se si mund t’i vijnë në ndihmë partnerit. “Biseda rreth seksit” do ta ndryshojë tërësisht konceptin tuaj për marrëdhëniet intime. Terapistja e seksit Vanessa Marin dhe bashkëshorti i saj, Xander, do të na tregojnë se gjëja më e mirë që mund të bëjmë për jetën tonë seksuale nuk përfshin as heqjen e rrobave.
Autori: Vanessa Marin & Xander Marin
41 Sekrete
Ky libër përmbledh 41 histori njerëzish të ndryshëm, shkruar nga Ben Blushi në formën e rrëfimeve dhe sekreteve të jetës së tyre. Përveç rrëfimeve, Ben Blushi ka fotografuar të gjitha personazhet e tij, duke harmonizuar fotografinë bardhezi me përshkrimin dhe dialogun…
Autor: Ben Blushi
Heshturazi dashuri
“Heshturazi, dashuri” rrëfen për dy jetë krejtësisht të ndryshme, që cekin njëra-tjetrën dhe, për pak kohë, ndajnë bashkë një pjesëz udhe. Ka plot histori të mbetura pezull, takime që lënë gjurmë, por që nuk lëndojnë, si ato të personazheve të këtij romani. Megjithatë, dy…
Autor:Elisa Shua Dusapin
Per më shumë tituj klikoni :https://www.botimepegi.al/