Është hapur qendra më e re “Diversity” e cila i vjen në ndihmë fëmijëve nga mosha 2 deri në 14 vjeç të cilët shfaqin çrregullime të ndryshme. Konkretisht në qendrën e liçensuar, ofrohen shërbime me mjekët e fushave përkatëse për të kuptuar më mirë problematikën e fëmijëve dhe për t’i dhënë zgjidhje.
Ne qendër zhvillohen vizita dhe vleresime për të gjitha rastet, ndjekje në dinamikë të ecurisë së problemit të fëmijës, dhe në bashkëpunim hap pas hapi me prindërit shkohet drejt zgjidhjes së problemit në mënyrën më të mirë. Qendra “Diversity” përbëhet nga mjekë Logopedë, Terapistë ABA, mjekë Neuro- Pediatër, psikologe klinike etj.
Janë të shpeshta rastet kur për shkak të angazhimeve, prindërit i neglizhojnë apo nuk i kuptojnë shenjat e çrregullimeve tek fëmijët e tyre, ose të tjerë mendojnë se është një periudhë momentale që kalon me kalimin e kohës. Këto çrregullime nësë kapen në kohë dhe trajtohen nga stafet e mjekëve përkatës, korrigjohen lehtësisht në kohën e duhur. Në të kundërt nëse nuk veprohet në kohë, këto çrregullime mund të agravojnë duke u bërë të vështira për t’u rikuperuar.
Zakonisht, ndodh që prindërit disa nga shenjat e shfaqura më sipër i neglizhojnë dhe nuk i kontrollojnë fëmijët e tyre. Por ka edhe raste të tjera kur nuk duan ta pranojnë faktin që fëmija i tyre ka këto vështirësi dhe mendojnë që do rikuperohen me kalimin e kohës. Këto situata, ku çrregullime që mund të korrigjoheshin lehtësisht në kohën e duhur, agravojnë dhe problemet bëhen serioze dhe të vështirë për t’u rikuperuar.
Por cilët janë fëmijët që kanë nevojë për logoped?
Në rastet kur kanë vështirësi në të folur, vështirësi në të kuptuar, në artikulim, në njohje, vonesa gjuhësore, çrregullimet të sjelljes etj. Ndaj nësë vini re këto shenja tek të vegjlit, ju parandaloni; duke ju drejtuar mjekut; probleme serioze që mund të shfaqen më vonë. Per cdo rast, jane logopedët ata që vendosin për llojin e terapisë që mund të ndiqet,terapi individuale apo në grup.
Qendra “Diversity” është e hapur nga e hëna në të premte, ora 09.00- 19.00 dhe ndodhet tek Rruga Todo Mancom, Casa Italia. Email: [email protected]
Instagram: https://www.instagram.com/p/CpYLuamKA36/?igshid=MzRlODBiNWFlZA%3D%3D