“Djathë Veleçiku” është një biznes familjar i ngritur para 8 vitesh, që çdo ditë fuqizohet nga pasioni. Zgjerimi i biznesit është bërë I mundur edhe nga mbështetja përmes granteve të siguruara nga qeveria shqiptare, nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve dhe Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural.Falë kësaj ndihme biznesi ka rritur kapacitetet prodhuese, ka përmirësuar teknologjinë, ka ulur kostot dhe ka investuar në përmirësimin e paketimeve të produkteve me synim për ta bërë këtë markë të njohur në tregje të tjera.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, në kuadër të takimeve të drejtpërdrejta me bizneset, zhvilloi një vizitë në fermën dhe fabrikën e përpunimit të produkteve të qumështit në Malësi të Madhe.
Ministrja bëri thirrje për grupime të bizneseve në të njëjtin sektor, si një garanci e shtuar për sistemin banker dhe financimin e nevojshëm për sipërmarrjen.
Vetë sipërmarrësi Prel Hasani tha se rreth 50 % e investimit është bërë në formë bashkëpunimesh me skema mbështetëse dhe grante, të cilat janë finalizuar në investime.Ai tha se kjo ka bërë, që në vitet efundit të rritet cilësia, sasia dhe llojshmëria e prodhimit.
Kjo sipërmarrje gjithashtu shërben si mbështetje për 40 fermerët e zonës, të cilët synojnë të rrisin numrin e krerëve të imta me qëllim rritjen e ekonomisë.