Vitamina C mban fronin e ushqyesve më të nevojshëm për organizmin, imunitetin por edhe shëndetin e paraqitjen e lëkurës. Kjo vitaminë, shërben si anktioksidant dhe i jep lëkurës bardhësinë dhe shkëlqimin rinor e të shëndetshëm, thonë dermatologët. Ajo përmirëson paraqitjen e lëkurës dhe zbeh shenjat e para të plakjes apo të ekspozimit të tepruar ndaj rrezeve ultravjollcë. Kjo është arsyeja kryesore përse vitamina C duhet të jetë patjetër pjesë e regjimit tuaj të bukurisë dhe kujdesit për lëkurën. Në industrinë kozmetike, vitamina C njihet si acidi L-Ascorbic dhe është shumë e fuqishme si koncentrat që aplikohet direkt në lëkurë.
Agro Web shkruan se serumet me vitaminë C duhet të jenë pjesë e rutinës suaj nëse dëshironi të mirëmbani dhe ushqeni lëkurën rregullisht.
Vitamina C si serum nxit prodhimin e kolagjenit në lëkurë. Kjo proteinë është përgjegjëse për lëkurën e mbledhur, elastike dhe të shëndetshme. Duke qenë se trupi prodhon gjithnjë e më pak kolagjen, kjo vitaminë është e domosdoshme për të ngadalësuar plakjen.
Linja Spanjolle BABE LABORATORIOS ofron ampulat fantastike për përdorim të përditshëm. Seti me 10 ampula mund të përdoret në mëngjes ose në darkë. Në formën e serumit, vitamina C përthithet shumë mirë nga lëkura. Një ampulë përdoret brenda 48 orëve, praktikisht për dy ditë. Aplikohet në fytyrë të pastruar, të thatë dhe masazhohet derisa lëkura ta përthithë plotësisht.
Ampula me vitaminë C ka efekt antioksidues, zbutës dhe riparues. E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës, edhe për ato më sensitive duke e mbajtur të hidratuar për 24 orë.
Ampulat e vitaminës C+ ofrojnë shkëlqim, butësi dhe unifikim te tonalitetit të lëkurës, duke nxitur një pamje më rinore. Përmbajtja e tij e qëndrueshme prej 10% e vitaminës C kryen një veprim antioksidant, forcues dhe ndriçues në lëkurë.
Prej më shumë se 30 vjet BABE kujdeset për shëndetin e lëkurës tuaj. Sot thelbi i BABÉ mbetet i njëjtë. Një markë e përkushtuar që ka miratimin dhe besimin e farmacistëve dhe profesionistëve shëndetësorë në 55 vende të botës.
Produktet e BABE në Shqipëri dhe Kosovë janë ekskluzivitet i Eurofarma.