Dubai njihet për një “bum” zhvillimi në turizmin luksoz.
Projekti i fundit ambicioz është Aeroporti Ndërkombëtar Al Maktoum i cili do të jetë më i madhi në botë.
Ky investim pritet të kushtojë 33 miliardë USD.
Aeroporti do të ketë një kapacitet deri në 255 milionë pasagjerë në vit. Projekti do t’i jape një hov të konsiderueshëm ekonomisë së Dubait.