“Dupi Frut” është një ndër të paktat, për të mos thënë të vetmet kompani shqiptare që prodhimet e hudhrës i eksporton në Amerikë dhe vendet Europiane.
Tashmë kjo kompani është shndërruar në një prodhues me standarde të larta në fushën e agropërpunimit.
Cilësia e lartë dhe prodhimet bio të kësaj kulture kanë bërë që të tërheqin vëmendjen e tregtarëve ndërkombëtarë të cilët tashmë hudhrat shqiptare i kanë pjesë të njësive të tyre tregtare dhe gjendjen në tryezat e qytetarëve nëpër botë.
Produkti është i certifikuar sipas standardeve ndërkombëtare dhe kombëtare.
Kompania e cila zotëron mbi 90 hektarë ferma në Kavajë dhe në Fier, përdor gjithashtu pajisjet dhe infrastrukturën më të mirë për prodhimin e hudhrave, duke u renditur krah kompanive bashkëkohore me kushtet e duhura.
Kjo kompani është e pozicionuar në zonën e Kavajës dhe Fierit dhe eksporton këto produkte që prej vitit 2015 përtej kufijve të Shqipërisë, ajo është e certifikuar me standardet europiane.
Konkretisht “Dupi fruit” prodhon disa lloje të hudhrave, si hudhrën kokë, të qëruarën, hudhrat e grira dhe pudër.
Veç investimeve të vazhdueshme, Dupi fruit synon të zgjerojë prodhimin dhe bashkëpunimet me vende të tjera.
Ruajtja e farërave autoktone ka bërë që hudhrat e prodhuara nga Dupi Fruit të jenë të përzgjedhurat nga partnerët jashtë vendit, të cilët vlerësojnë cilësinë e lartë dhe sigurinë.
“Dupi Frut” ka përfituar edhe nga Fondi i Programit për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural vlerën prej 10 milionë lekë të reja, fond i cili e ka ndihmuar në investimet në teknologji në fabrikë.
“Dupi Frut” aktualisht ka rreth 30 punëtorë dhe në varësi të kërkesës pritet të shtojë numrin e të punësuarve në 100 vetë. Gjithashtu përveç hudhrave kompania ka mbjellë perime dhe vreshta me qershi./ProBizz.al/