Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se qyteti i Durrësit është futur në listën e garave të këtij aktiviteti të madh të sporteve ujore italiane, i cili organizohet nga Marina Ushtarake e vendit fqinj.
Rama shkruan në facebook “me Durrësin që këtë vit përfshihet në Xhiron e Italisë me vela, duke u bërë pjesë e një spektakli tradicional të Marinës Ushtarake Italiane”.
Përfshirja e Durrësit në kërë aktivitet është një promovues i bukurive të bregdetit shqiptar të Adriatikut dhe nxitjes së turizmit.
Aktiviteti do të zhvillohet nga data 16 qershor deri më 21 korrik 2024, ndërsa etapa e Durrësit do të jetë në datat 6-9 korrik, njofton Marina Ushtarake Italiane.