Vazhdon rritja e eksporteve të frutave dhe perimeve në muajin e parë të vitit 2024.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në një postim në facebook shkruan se eksporti i domateve është rritur me mbi 2 herë më shumë në sasi krahasuar me një vit më parë dhe pothuaj 2.6 herë më shumë në vlerë.
“Përtej vështirësive agronomike të vitit 2023 si edhe rritjes së paprecedentë të kërkesës së brendshme për prodhimet vendase, bujqësia shqiptare vazhdon të jetë një motor i rëndësishëm i eksporteve shqiptare”, u shpreh Denaj.