Tirana ka mirëpritur turistë të huaj këtë fundjavë.
Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale pamje nga vizitorët që kanë pushtuar kryeqyetin si asnjëherë më parë.
Destinacionet e tyre të preferuara janë Piramida , Bunk’Art, mmuzetë e Tiranës si dhe Dajti.
Kujtojmë se në muajin qershor janë shënuar rekorde fluturimesh nga aeroporti ndërkombëtar i Rinasit, me mbi 1 milion pasagjerë.