Super ulje gjatë gjithë muajit nëntor! Top Shop sjell historikun e kësaj tradite…
Black Friday është një ngjarje e rëndësishme dhe një fenomen Global, origjina dhe zhvillimi i tij si fushatë shitjesh ka zanafillë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Një konotacion në dukje negativ i emrit “E premte e Zezë”, por që ka marrë një kuptim totalisht pozitiv në qëllimin që ka. Një mjet marketingu i fuqishëm që ofron mundësinë e jashtëzakonshme të uljeve më të mëdha në produkte të ndryshme, kjo për të tërhequr sa më shumë blerës nga të 4 anët e botës.
Koncepti i të “Premtes së Zeze” kaloi dalëngadalë kufijtë e tij duke u shtrirë gjerësisht në çdo skaj të botës. Ndërsa mund të mos jetë gjithmonë në të njëjtën ditë ose të ketë të njëjtin kuptim historik në vende të ndryshme, qëllimi është i njëjtë, ofron zbritje dhe promovime të konsiderueshme për të nisur sezonin e blerjeve të festave.
“E Premtja e Zezë” tashmë është bërë një tradite globale.
Krenar dhe padyshim të lumtur që Top Shop, përqafoi i pari në Shqipëri fenomenin Global të “Premtes së Zezë” në vitin 2013 dhe prej 10 vitesh sjell në treg për konsumatorët tanë produktet ELITARE me zbritje të konsiderueshme.
Sot, e premtja e zezë nuk është vetëm një ditë e vetme, por një muaj i plotë dhe i mbushur me evente të cilat dhurojnë për ndjekësit dhe konsumatorët shqiptar blerje cilësore në prag festash dhe sigurisht me kosto shumë të ulëta.
Prej 10 vitesh tashmë me festen e të “Premtes së Zezë”, ne jemi në çdo shtëpi të shqiptarëve me brendet më të mira, duke u siguruar të jemi për ta suport në çdo hap e pjesë të jetës së tyre.
Dormeo, një markë e mirënjohur e më cilësi të lartë për ofrimin e produkteve që lidhen me gjumin, veçanërisht dyshekët, jastëkët, jorganët dhe aksesore të ndryshëm të gjumit.
Një emër që angazhohet në promovimin e gjumit të mirë dhe rehatisë që ofron. Shumë familje shqiptare kanë investuar në produktet Dormeo për të përmirësuar cilësinë e gjumit të tyre, duke kontribuar në një mënyrë jetese më të shëndetshme dhe më të qetë.
Ndjekësit, dashamirësit dhe konsumatorët tanë e kanë mirëpritur gjithashtu dhe Delimanon, për kualitetin dhe qëndrueshmërinë e produkteve të saj. Enët e gatimit dhe pajisjet e kuzhinës Delimano kanë gjetur rrugën e tyre në shtëpitë shqiptare, duke e bërë gatimin dhe përgatitjen e ushqimit më të përshtatshëm dhe të këndshëm. Familjet shqiptare vlerësojnë gjithashtu dhe Rovus, për ofrimin e zgjidhjeve inovative dhe praktike për detyrat e përditshme të pastrimit dhe mirëmbajtjes së shtëpisë. Produktet Rovus e kanë bërë mirëmbajtjen e shtëpisë më efikase me produktet e tyre të pastrimit, duke u dhuruar konfort në një ambient të pastër dhe sigurisht duke kursyer dhe kohë.
Top Shop sot është vendosur në shtëpitë shqiptare duke ofruar produkte që kujdesen për aspekte të ndryshme të jetës së përditshme. Qofte arritja e gjumit më të mirë me Dormeo, përmirësimi i eksperiencave në kuzhinë me Delimano, apo thjeshtimi i punëve të shtëpisë me Rovus, këto marka janë bërë emra të besueshëm dhe të vlerësuar në tregun e konsumit shqiptar, sidomos në fushatën më të rëndësishme të vitit si “E premtja e Zezë”.
Për të 10-in vit radhazi ne jemi përsëri pranë jush duke ju ofruar uljet më të mëdha të vitit, duke sjell top brendet dhe produktet më të kërkuara pranë jush me ulje marramendëse. Nxitoni dhe bëni tuajën mbretëreshën e gatimit Delimano Multicooker, Dyshekët Dormeo, Grirësen e mishit po nga linja Delimano, enët e gatimit me material guri, fshesën për thithjen e pluhurave nga Rovus, setin për grirje të perimeve, jastëk e jorgan të lehtë e të ngrohtë.
Në Top Shop do të jetë një muaj feste dhe plot oferta në të gjithë produktet. Vizitoni dyqanet Top Shop kudo në vend ose kontaktoni në numrat e telefonit, nëpërmjet faqes online www.topshop.al për të bërë blerje të zgjuara dhe me leverdi.