Borxhi në tregjet në zhvillim si India dhe Kina dhe inflacioni në SHBA po ushtrojnë presion mbi kostot e financimit.
Borxhi global u rrit me rreth 1.3 trilion dollarë (1.2 trilionë euro) në tre muajt e parë të këtij viti, duke arritur një rekord të ri prej 315 trilionë dollarë (293.5 euro), sipas një raporti të ri nga Instituti i Financave Ndërkombëtare (IIF).
Pas tre tremujorësh radhazi rënieje, raporti global i borxhit ndaj PBB-së rifilloi trajektoren e tij rritëse nga janari në mars.
Tregjet në zhvillim po drejtojnë trendin, pohoi IIF, me rritjet më të mëdha që vijnë nga Kina, India dhe Meksika.
IIF rendit SHBA-në, Eurozonën, Japoninë dhe Mbretërinë e Bashkuar me nivele të larta borxhi.
Nëse Evropa vendos tarifa për produktet kineze thelbësore, kjo ka të ngjarë të rrisë çmimet për mallrat e importuara dhe vendase.
Një tjetër rrezik borxhi, sipas IIF, është se një ndryshim në politikën monetare të BE-së mund të forcojë dollarin. Kjo do të thotë se do të ishte më e shtrenjtë për vendet të paguajnë borxhet në dollarë.
Vendet mund të shtyhen më tej në borxhe për shkak të normave të larta të interesit, por grumbujt e mëdhenj të borxhit gjithashtu rrisin tarifat e interesit, që do të thotë se kombet mund ta gjejnë veten të mbërthyer në një rreth vicioz.
Muajin e kaluar, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) – si IIF – dha alarmin mbi barrën e borxhit.
Përkthyer dhe përshtatur nga Euronews për Probizz.al