Me lançimin e ChatGPT nisi një epokë e re për inteligjencën artificiale, mirëpo për fat të keq u përhap dhe një frikë mbi efektin e kësaj inteligjence në tregun e punës.
Aftësitë e mrekullueshme të teknologjisë për të shkruajtur poezi, për të plotësuar provime apo për të simuluar një bashkëbisedim normal ka bërë që disa persona ta përdorin ChatGPT për t’u përfshirë më tepër në kujdesin ndaj klientit, copywriting, madje dhe në profesionet ligjore.
Microsoft sapo investoi miliarda dollarë në OpenAI pasi beson se kjo kompani zotëron teknologjinë e duhur që do të zhvillojë akoma më tej aftësitë e inteligjencës artificiale.
Të njejtin mendim kanë dhe ekspertë të ndryshëm, të cilët mendojnë se ChatGPT apo forma të tjera të inteligjencës artificiale do të zëvnëdësojnë njerëzit në punë.
“Unë mendoj se ChatGPT do të mund të zëvëndësojë 20% të forcës punëtore brenda 5 vitesh.” tha eksperti i AI Richard DeVere. ”ChatGPT nuk është thjesht në modë – është një revolucion teknologjik. Ky nuk do të jetë një proçes që do të kryhet brenda natës, por vala e parë e punonjësve që do të përfitojnë do të jenë ato me më pak eksperiencë që e përdorin ChatGPT për të ndihmuar në punët e tyre të përditshme.”
Disa kompani të ndryshme kanë filluar të ofrojnë shërbime që përdorin inteligjencën artificiale për të automatizuar punët e njerëzve, si përshembull Jounce AI, që premton “copywriting falas nga AI”.
Nga ana tjetër organizat DoNotPay po përdor ChatGPT për të përfaqësuar njerëzit në gjykata kundër gjobave të tejkalimit të shpejtësisë.
Burimi: Geek Room