Eksportet bujqësore shënuan rritje me 10 % në janarin e këtij viti, krahasuar me janarin e 2023-shit.
“Eksporti i produkteve bujqësore “Made in Albania” vijon të njohë rritje të qëndrueshme krahasuar me vitin 2023. Në janar të këtij janë eksportuar 10 % më shumë produkte shqiptare bujqësore se e njëjta periudhë e një viti më parë”, tha ministrja Denaj.
Sipas Denajt, kërkesa për produkte ushqimore shqiptare ka shënuar një rritje prej 10,6 Milionë Dollarë krahasuar me një vit më parë.
“Ekspozimi i lartë i Shqipërisë si destinacion atraktiv turistik po jep efektet pozitive edhe në promovimin e vlerave dhe cilësisë së produkteve bujqësore”, shkruan ministrja Denaj në rrjetet sociale.