Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka bërë të ditur se eksportet bujqësore vijojnë trendin rritës edhe në muajin korrik, ku shënuan 58,113 ton eksporte dhe një rritje prej 25% krahasuar me një vit më parë.
“Prodhimet shqiptare po zgjerohen gjithnjë e me shumë në tregjet e huaja, duke pasqyruar rritjen në cilësi dhe fuqizimin e fermerëve në vend”, shkruan ministrja në një postim në facebook .
Ndër produktet bujqësore që eksporton vendi ynë janë bimët mjekësore, perimet e freskëta dhe të përpunuara, vaji i ullirit, , shalqinj, fruta, peshk të konservuar etj.