“Në 6 mujorin e parë të këtij viti, i kemi rritur eksportet e vajit të ullirit në mbi 4,100 tonë, nga mesatarisht 80 tonë që ka eksportuar historikisht Shqipëria. Jemi rritur kështu me 52 herë në sasi por edhe 33 herë në vlerë, duke shitur produktin tonë më shtrenjtë në tregje me vlerë të shtuar”, deklaroi ministrja e Bujqësisë Frida Krifca në një takim me prodhues dhe përpunues të vajit të ullirit pranë kompanisë “BIOLIVE” në Divjakë.
Sipas Krifcës marrëveshja me homologun italian, bëri të mundur që sasia më e madhe e vajit të ullirit të eksportohej drejt Italisë, me të cilët kemi forcuar partneritetin për të përfituar dijen dhe eksperiencë në shtimin e vlerës në kulturën e ullirit.
Ndërkohë ajo bëri me dije se po diskutohet një një projekt me qeverinë italiane, me një fond 3.6 milionë euro, i cili do të vendoset në funksion te implementimit te teknologjive bashkëkohore dhe mekanizimit që nga kultivimi i ullirit e deri në përpunimin e tij, me qëllim rritjen e cilësisë së këtij produkti.
Burimi: Ministria e Bujqësisë