Vendi ynë vazhdon të tërheqë vëmendjen e mediave të huaja . E përditshmja spanjolle “El Viajero Fisgón” rekomandon Shqipërinë si një nga destinacionet më “in” për t’u vizituar nga turistët,
Kryeministri Edi Rama shpërndau në rrjetet sociale artikullin e publikuar nga media spanjolle “El Viajero Fisgón”, duke e cilësuar Shqipërinë si një vend që të rrëmben ndjenjat.
Në artikull thuhet se ka shumë mundësi për t’u shkëputur nga rutina”.
“Nisni aventurën tuaj në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. Vizitoni qytetin piktoresk të Beratit, i njohur si “Qyteti i një mijë dritareve”.Udhëtoni në qytetin e Gjirokastrës, një tjetër perlë e trashëgimisë botërore. Drejtohuni drejt bregdetit të bukur të plazhit të Gjipesë, ku do të gjeni disa nga plazhet më mahnitëse në Shqipëri”, shkruan “El Viajero Fisgón”.