Habi e madhe!!! Elon Musk ka vendosur një rekord Guinnes për humbjen më të madhe të pasurisë ndonjëherë, por vazhdon të qëndrojë në krye të listës së njerëzve më të pasur në Amerikë për vitin 2023.
Miliarderi i teknologjisë, i cili bashkëthemeloi gjashtë kompani, duke përfshirë startup-in e The Boring Company dhe ka 10 fëmijë me tre gra, renditet në vendin e parë.
Pasuria neto e Musk, sipas Forbes arrin në 251 miliardë dollarë.
Miliarderë të tjerë afër kryesimit janë manjati i Microsoft, Bill Gates dhe themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, të cilët të dy u renditën në listën e 10-të më të mirëve këtë vit .
I ri në listë për vitin 2023 është Ish-ylli i NBA-së, Michael Jordan me një vlerë neto prej 3 miliardë dollarësh.
Lista e top 10 përfshinte njerëz të moshës 39 deri në 93 vjeç, me një vlerë të kombinuar 1.329 trilion dollarë.
Por mes tyre nuk ishte një grua, megjithëse tre gra shfaqen në top 20, duke përfshirë 73-vjeçaren Alice Walton, vajza e themeluesit të Walmart, Sam Walton, në vendin e 14-të, me një pasuri neto prej 66.5 miliardë dollarë. (Vëllezërit e saj Jim dhe Rob Walton janë renditur përkatësisht në numrin 12 dhe 13.)
Taylor Swift, Kylie Jenner janë ndër gratë më të pasura të Amerikës, por larg majës.
Përkthyer dhe përshtatur nga USA TODAY për Probizz.al