Shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk duket se ka ndryshuar vendimin për shkarkimin e të gjithë ekipit te Supercharger të automjeteve elektrike.
Për shkak se kompania ka filluar të ripunësojë disa nga ekipi prej 500 punonjësish që Musk i largoi muajin e kaluar, raporton Bloomberg.
Është e paqartë se sa anëtarë të ekipit janë ripunësuar por ky hap është ndërmarrë pasi ndikoi në reputacionin e kompanisë .
Vendimi i papritur i Musk për të larguar ekipin Supercharger ishte befasues muajin e kaluar. Shumë nga mbështetësit më të zjarrtë të kompanisë ishin të zemëruar, duke theksuar se rrjeti i karikuesve të shpejtë të kompanisë ishte arsyeja pse ata kishin blerë një Tesla.