Pas koncertit të Elvana Gjatës, sonte në Tiranë mbahet edhe një koncert madhështor.
Ylli spanjoll i muzikës latine dhe pop, Enrique Inglesias, do të performojë për herë të parë para publikut shqiptar, në sheshin ‘Skëndërbej’, mbrëmjen e sotme. Sheshi ‘‘Skëndërbej‘‘ është shndërruar në një skenë gjigante, për të mirëpritur mijëra admirues dhe fansa të këngëtarit me famë botërore.
Koncerti do të nisë në orën 21:30, Iglesias do të hapë kështu edhe Javën e Kulturës Spanjolle.
Kryeministri Edi Rama u bën thirrje qytetarëve që t’i bashkohen koncertit.
“MIRËMËNGJESI dhe me ftesën për t’u bashkuar sot në koncertin e madh në sheshin “Skënderbej” të këngëtarit të njohur botëror të muzikës latine Enrique Iglesias, në nisje të Javës Spanjolle, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Kujtojmë se Enrique Iglesias është një nga artistët më të mëdhenj spanjollë, që u bë i njohur në mbarë botën në fillin e viteve 90 dhe më pas karriera e tij ndërkombëtare u zgjerua në mbarë globin me këngë si “Bailamos”, “Rhythm Divine”, duetin me Whitney Houston “Could I have this kiss forever”.
Ai është një nga këngëtarët spanjollë më të kërkuar në botë, ku numëron më shumë se 70 milionë disqe të shitura. Në vitin 2016 ai është cilësuar nga Billboard si mashkulli më i suksesshëm në club dance style, i të gjitha kohërave.