Euro vijon rënien në kursin e këmbimit me lekun.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit nga Banka e Shqipërisë për ditën e mërkurë, euro u këmbye me 122.39 lekë.
Nëse shohim ecurinë nga viti i kaluar, niveli aktual është më poshtë se shkurti i 2020-tës kur vendi ishte nën efektet e pandemisë.
Duket se rënia e monedhës së përbashkët evropiane tregon edhe tendencën sezonale gjatë sezonit veror e lidhur me rritjen e ofertës së valutës së huaj gjatë muajve të verës.
Në 7 korrik, në mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko e konsideroi kursin e këmbimit si relativisht të qëndrueshëm./ProBizz.al