Përjetoni parajsën në parkun Kombëtar të Vjosës.Kështu i fton lexuesit nga mbarë bota rrjeti televizv prestigjoz Euronews për ta të vizituar atë .
Sipas Euronews Turistët mund të zgjedhin dy nga qytetet më piktoreske si Permeti dhe Tepelena për të eksploruar parkun më të ri në Evropën Lindore.
Rafting është mënyra më e mirë për t’u njohur nga afër me Vjosën dhe Përmeti ka shumë kompani që organizojnë aktivitete te ngjashme. Ka edhe nga ato operatorë turistikë që organizojnë udhëtime me kale për të gjithë të apasionuarit pas natyrës.
Përmes kësaj mënyre tërësisht origjinale turistët do të njihen me bukuritë e fshatrave. Tek këta të fundit turistët do të kenë mundësinë të provojnë kuzhinën tradicionale shqiptare e cila sipas gazetarit Franc Merkuri është mjaft e bollshme.
Qyteti tjetër është Tepelena që shtrihet rrëzë një kodre.I famshëm nga Ali Pashë Tepelena, qyteti njihet për kalanë e tij që ofron një pamje tjetër të Vjosës, ku bashkohet me lumin Drin.
Për të gjithë aventurierët, kanioni i Langaricës dhe shpellat përreth Petranikut janë idealet. Ndërsa për dicka më komode sugjerohen llixhat e zonës të cilat janë shfryëzuar në të kaluarën nga qyetarët për të kuruar probleme të ndryshme shëndetësore. Ndërsa përmes lagunës së Nartës, një nga më të mëdha dhe më të pasura ekologjikisht, vizitorët do të njihen me peisazhe të mahnitese dhe gjallësa të ndryshme si, flamingot, pelikaët, cakenjt etj.
Muajin e kaluar Euronews vlerësoi shpalljen e lumit Vjosa si park kombëtar.
Burimi: Euronews