Kur SHBA njoftoi në shtator planet për të hequr një ndalim 18-mujor të udhëtimit, europianët nuk humbën kohë duke bërë plane – veçanërisht britanikët.
Njoftimi i 20 shtatorit tregonte se ndalimet e hershme të udhëtimit të epokës së pandemisë do të zëvendësoheshin nga protokollet e vaksinimit dhe testimit të Covid për udhëtarët ndërkombëtarë.
Kjo ishte e mjaftueshme për t’i dërguar udhëtarët e kohës së lirë direkt në kompjuterët e tyre, shumë prej të cilëve kishin rezervuar udhëtime për në të ardhmen. Shumica e rezervimeve të hershme në Orlando, Florida – shtëpia e Walt Disney World dhe Universal Orlando Resort – ishin për udhëtime në verën e vitit 2022, tha Cline.
Më 15 tetor, administrata e Biden njoftoi se rregullat e reja do të fillonin më 8 nëntor. Kjo shkaktoi një përrua rezervimesh për udhëtarët e biznesit për udhëtime përpara fundit të vitit.
Në 24 orët që pasuan njoftimin e 20 shtatorit, fluturimet nga Londra në New York u kontrolluan 1.4 milionë herë, sipas kompanisë globale të teknologjisë së udhëtimit Travelport, duke e bërë atë kërkimin më të popullarizuar të fluturimeve me drejtim në SHBA të ditës.
Megjithatë, itinerari nuk arriti numrin më të madh të rezervimeve atë ditë.
Europianët rezervuan më shumë vende në një rrugë tjetër – Londër në Orlando – sipas Travelport, i cili analizon rezervimet e bëra përmes agjentëve të udhëtimit dhe faqeve të internetit si Priceline dhe Booking.com.
Kjo nënvizon kthimin e kërkesës për udhëtime të kohës së lirë.
Të dhënat e prenotimeve të hoteleve nga kompania e marketingut të udhëtimeve Adara mbështesin këtë prirje.
Ku po shkojnë europianët
Popullariteti i itinerarit Orlando shpejt u eklipsua, nga një shteg fluturimi transatlantik më i pritshëm: Londra në New York.
Sipas Adara, qyteti i New York-ut është gjithashtu destinacioni kryesor për prenotimet e hoteleve.
Shumica e qyteteve po tërheqin ende më pak interes nga europianët sesa në vitin 2019. Megjithatë, rezervimet e hoteleve në Phoenix janë rritur me 84% në mesin e udhëtarëve të biznesit, ndërsa Honolulu është rritur me 139% midis udhëtarëve të kohës së lirë, sipas Adara. Miami gjithashtu është rikthyer në hapin e tij para pandemisë.
Burimi: CNBC