Supermarketet në Mbretërinë e Bashkuar dhe Europë ofrojnë më shumë vakte festive të prodhuara në vend, nga rosa e pjekur deri tek tartufi, pasi familjet me pak të ardhura shpenzojnë për vaktet e Krishtlindjeve në shtëpi, ndërsa pakësojnë dhuratat dhe daljet në restorante.
Vakteve festive tashmë iu është dhënë prioritet pasi inflacioni i detyron familjet të rregullojnë buxhetet e tyre. Për disa lloje ushqimesh, është një shans për t’u shitur në një periudhë që konsumatorët jan të prirur të shpenzojnë pak më shumë se zakonisht.
Britanikët presin të shpenzojnë rreth 105 paund më shumë për Krishtlindjet e këtij viti në krahasim me vitin 2022, sipas analizës së Barclays, me ushqimet dhe pijet festive që priten të kontribuojnë më shumë në shportën e shpenzimeve – duke u rritur mesatarisht me 26 paund.
Britanikët kanë blerë 3.9 milionë litra shampanjë këtë vit, 9% më pak nga viti i kaluar, për 52 javë që përfunduan më 26 nëntor.
Në Francë, blerësit synojnë të eduktojnë shpenzimet e tire të përgjithshme për këto vite, me buxhetin mesatar të rënë me 19 euro në krahasim me vitin 2022, sipas një sondazhi nga Cofidis dhe CSA Research. Ata synojnë të reduktojnë më së shumti shpenzimet e tyre për dhurata.
Zinxhiri i supermarketeve Carrefour po josh klientët të blejnë me çmime të ulëta si për shembull me një kalendar çokollatash prej 0.99 euro, midis 60 produkteve të reja ushqimore të Krishtlindjeve që kjo markë ka futur në treg këtë vit.
Supermarket kanë rritur gamën e tyre të alternativave ndaj ushqimeve të markave, pasi një mazhorancë e madhe, 78% e blerësve në Francë, Gjermani, Itali, Spanjë dhe Mbretëri e Bashkuar, nga të gjitha grupet e të ardhurave, thonë se po zgjedhin produkte shumë më të lira.
Marrë nga Scan Tv