Kledisi është një i ri nga Korça, i cili me mbështetjen e programit IPARD II arriti të modernizojë fermën e tij dhe të rrisë standardet e prodhimit. Pajisja me mekanikën e duhur bujqësore e ndihmoi në kryerjen në kohë të proceseve të domosdoshme për mirëmbajtjen e pemëtores, duke lehtësuar punën dhe rritur rendimentin e prodhimit.
Gjithashtu, Kledisi ka realizuar vendosjen e rrjetës antibreshër për mbrojtjen e prodhimit nga të papriturat e motit.
Të rinjtë në sipërmarrje ka qënë dhe mbetet një prioritet i politikave subvencionuese, përmes të cilave nxiten nismat dhe përfshirja e tyre në sektorin bujqësor.
AZHBR, përmes programit IPARD II, ka nënshkruar 219 kontrata ku sipërmarrësit janë të rinj, të cilët kanë arritur të ndërtojnë aktivitete të suksesshme.