Administrata shtetërore do të ketë pesë ditë pushimi për festat e Nëntorit.
Qeveria shqiptare ka njoftuar miratimin e vendimit se dita e hënë me 27 nëntor do të jetë ditë pushimi zyrtar për të gjithë punonjësit e administratës shtetërore.
Gjithashtu në vendim thuhet se kjo ditë do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda tremujorit të parë të vitit pasaardhës.