Ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati uron Shqiptarët
28 Nëntori, festa e Pavarësisë, është festuar kudo ku ka shqiptarë. Edhe kryeqendra më e famshme botërore Time Square në New York është ‘veshur’ kuq e zi në shenjë respekti për këtë festë të shënuar.
Siç duket edhe ne video flamuri kuqezi dhe urimi për pavarësi vërshoi në ekranet gjigante në sheshin e Neë Yourk-ut duke ngjallur entuziazëm tek shqiptarët dhe më gjerë.
I pranishëm në Times Square ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati i cili preku nga afër këtë ndjenjë krenarie.
“Nuk ka ndjenjë më të bukur sesa të shikosh të valëvitet flamuri shqiptar në zemër të Amerikës. Sot ka qenë një shesh i flamurit shqiptar. Është fantastike dhe më vjen mirë të përshëndes komunitetin shqiptar, një komunitet që ia ka dalë mbanë dhe është integruar këtu në Amerikë. Gëzuar të gjithëve Ditën e Flamurit”, tha ambasadori Bushati. Ndërkohë ditën e djeshme, në ditën e pavarësisë ambasadori, Ervin Bushati u nderuar me titullin “Qytetar nderi i Bronx -it”.