Z.Kriton Prendi zbulon detajet e koleksiove të reja dhe objektivat për vitin 2023
Me mbi 15 vite eksperiencë në tregun ndërkombëtar, Caterina Firenze realizon prodhimin e kepucëve, sandaleve, çizmeve etj.. të punuara me dorë me lëkurë 100% origjinale.
Nëse hidhni një sy në rrjetet sociale, apo akoma më mirë nëse kaloni në showroom-et; Tiranë dhe Berat; do të prekni nga afër modelet pafund dhe ngjyrat plot jetë që ofron për koleksionin pranverë-verë.
https://www.instagram.com/p/CqsFqBAtGQX/?hl=en
Në një intervistë për Probizz.al, Themeluesi i Caterina Firenze Z.Kriton Prendi jep disa detaje të koleksionit të ri dhe po ashtu zbulon risitë e koleksionit vjeshtë-dimër 2023.
“Zgjedhja e ngjyrave vjen si rrjedhojë e kësaj periudhe të vështirë dhe të zymtë që ne po kalojmë. Në fillim pandemia dhe pastaj lufta. Pra ngjyrat janë nevojë e një ndryshimi në mënyrën tonë të jetesës dhe jo rastësisht kam zgjedhur të gjitha ngjyrat e pastelit; të lehta dhe plot jetë. Janë stil i veshjes.Tashmë jemi mësuar në këtë periudhë të shohim kudo snakers. Pupat janë një alternative komode dhe në të njëjtën kohë elegante për përditshmërinë tonë.”- thotë Z.Prendi
Por cfarë sjell më tepër kjo verë?
“Risia do të jetë reinstalling i shapkes Hermes jo vetëm në ngjyra por edhe në strukturën e shapkës, diçka e bukur që mezi po pres tja paraqes publikut Caterina Firenze.”- shpjegon Z.Kriton Prendi.
Le të zbulojmë pak për klientët besnikë se cfarë surprizash sjell Caterina Firenze gjatë sezonit vjeshtë-dimër 2023.
“Sigurisht mocassini do të jetë patjetër edhë në këtë sezon. Në shtator ne kemi përgatitur edhe tre struktura të reja mocassini ku nuk do të mungojnë edhe detaje të reja aksesorësh shumë interesantë si në ngjyra dhe materiale, me lidhëse stil I Dr.Martens”- shprehet themeluesi i Caterina Firenze.
Dita ditës produktet e Caterina Firenze vlerësohen nga klientët për cilësinë e lartë dhe komoditetin që ofrojnë, kjo falë materialeve cilësore që përdor kjo kompani.
Kërkesat për produktet e Caterina Firenze janë të shumta përtej Shqipërisë, në këtë drejtim ka mbi 15 vite eksperiencë në tregun ndërkombetar.
“Përsa I përket tregut botëror kërkesat nuk mungojnë por në këtë moment mungesa e likuiditetit e bën këtë treg shumë të vështirë. Është e rëndësishme që të garantohen pagesat para se të finalizohet produkti dhe kjo gjë sot nuk është e lehtë për tu realizuar prandaj edhe Caterina Firenze është duke monitoruar situatën ndërkombëtare përpara se të finalizojë kontrata të reja.”- thotë Z.Prendi.
Për prodhuesit Shqiptar kjo periudhë shoqërohet me sfida, sidomos për Caterina Firenze, e cila asnjë kosto shtesë nuk e ka faturuar tek klienti fundor, duke mbajtu të njëjtat çmime.
“Rritja e kostos së pagave në Shqipëri dhe rënia e euros janë një mishelë eksplozivi për këtë merkato që në vetvete është shumë e paqëndrueshme. Kostoja e jetesës është rritur me të paktën 15%- 20% më shumë se një vit më parë dhe siç e dimë këpuca nuk është domosdoshmëri në jetën tonë. Kështu që ne do të presim se çfarë surprizash negative do të kemi në fund të 2023. Politika e marketingut që ne kemi përdorur kundër kësaj rryme është ajo e mos rritjes së çmimit përfundimtar të këpucëve, pra kemi të njëjtat çmime si në vitin e kaluar. Shpresojmë që klientët tanë ta vlerësojnë këtë sakrificë tonën!”- e mbyll kështu intervistën e tij Z.Kriton Prendi.
Është një studio dizenjatoresh në Itali që punojnë non stop në kërkim të modeleve inovative dhe me materiale dhe ngjyra të modes se fundit per të sjellë më të mirën tek klientët në çdo stinë.