Pas vendimit të gjykatës Kushtetuese, në muajin dhjetor qeveria do t’iu rikthejë 500 milionë lekë 6541 tatimpaguesve të profesioneve të lira, të cilët kanë parapaguar tatimin për periudhën Janar-Qershor 2024. Lajmin e beri te ditur ministri i financave Petrit Malaj në konferencën me FMN dhe Bankën e Shqipërisë.
“Kjo është një çështje për të cilën ne si MF ndoqëm rrugën ligjore duke iu drejtuar GJK për ta interpretuar dhe për te thënë çfarë duhet bere me efektet e ligjit, i cili nisi të zbatohej dhe u shfuqizua. GJK nuk është shprehur për këtë, duke lënë që të nënkuptohej që efektet nga ky ligj ishte legjitime.Ashtu siç jemi shprehur ne te gjitha daljet publike ka një vullnet nga ana e qeverise për ti kthyer këto fonde mbrapsht. Brenda javës se ardhshme do të kemi një lajm pozitiv për profesionistet e lire ku besoj se brenda dhjetorit 2024 do kthente të gjitha fondet e profesionet e lira dhe do fshihen detyrimet janar-korrik për sa kohe ligji ishte në fuqi.”- U shpreh Ministri.
Ndërkohë shefja e misionit të FMN Anke Ëeber kërkoi që të ketë një normë taksimi për kategorinë profesioneve të lira dhe u shpreh për heqjen e taksës zero për bizneset e vogla.
“Përpjekjet për administrimin e te ardhurave që janë parashikuar në strategjinë afatmesme që do të miratohet se shpejti duhet të mbështeten nga përmirësimi i sistemeve informatike të të dhënave dhe kapaciteteve.Përpjekjet duhet të rinisin për risturukturimin e regjimit tatimor për profesionistet e vetëpunësuar krah heqjes së normës tatimore zero për bizneset e vogla. Puna përgatitore për tatimin mbi pronat duhet të përshpejtohet dhe përfundohet në kohën e duhur ndërkohë që investimet publike dhe reformat për menaxhimin e rreziqeve fiskale mbeten thelbësore për transparencë.” Tha Ëeber.
Ndërsa guvernatori I Bankës së Shqipërisë Gent Sejko tha se shumë shpejt Shqipëria do të jetë pjesë e sistemit europian të pagesave.
“Banka e Shqipërisë ka punuar për zhvillimin e tregjeve financiare dhe të instrumenteve të pagesave, duke synuar si zgjerimin e gamës dhe uljen e kostove të tyre. Në veçanti, investimi i vazhdueshëm që kemi bërë për përmirësimin e platformave teknologjike të sistemit të pagesave, të bazës së tyre ligjore e rregullatore, si dhe të edukimit financiar të publikut, kanë sjellë një rritje të përdorimit të pagesave elektronike, shkurtim të kohës dhe uljes së kostove të tyre, duke i shërbyer si rritjes së eficiencës ashtu edhe rritjes së formalizimit të ekonomisë.”- tha Sejko në fjalën e tij.