Ditën e sotme është shënuar një rritje e monedhave të huaja në raport me lekun. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, 1 euro u këmbye me 104.70 lekëve, ose 2.75 lekë më shumë se ditën e mërkurë. Edhe dollari amerikan pati rritje duke u kembyer me 95.81 lekë.
Me 2.68 lekë, pozitat i ka forcuar edhe paundi britanik. Monedha britanike këmbehet me 121.36 lekë, ndërsa franga zvicerane u mbiçmua me 3.45 lekë dhe këmbehet me 109.27 lekë.
Të mërkurën Banka e Shqipërisë pohoi se nëse euro do vazhdojë rënien do ndërhyje në treg duke tërhequr më shumë euro sesa zakonisht.