Lagjia “Rilindja” në Spitallë do të jetë shumë shpejt gati për banorët e dëmtuar nga tërmeti që goditi vendin tonë në nëntor të vitit 2019-ës . Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ndau disa foto në rrjetet sociale të godinave .
Lagjia “Rilindja” do të kthehet në një zonë urbane model, me hapësira të gjelbërta, shërbime publike, zona sportive e me radhë. Ndërsa Fondi Shqiptar i Zhvillimit po punon për infrastrukturën e re të kësaj lagjeje .