Abortet në Gjermani pritet të liberalizohen brenda 12 javëve të shtatzanisë . Kjo pritet të miratohet nga një komision i caktuar nga qeveria.
Aktualisht aborti dënohet rrallë, por mbetet i paligjshëm në Gjermani, me përjashtim të rrethanave specifike, duke përfshirë kur jeta e një gruaje është në rrezik, ose ajo është viktimë e përdhunimit, ndërsa parakusht për çdo ndërprerje është një konsultim me një organ të njohur nga shteti.
Edhe në rastet që nuk konsiderohen të paligjshme, procedura duhet të kryhet brenda tre muajve të parë, me përjashtim të rasteve kur ka një arsye bindëse për ta kryer më vonë.
Megjithatë, ligjvënësit e opozitës, veçanërisht nga aleanca konservatore Unioni Kristian Demokrat/Bashkimi Kristian Social dhe Alternativa e ekstremit të djathtë, Alternativa für Deutschland, thonë se ligji ekzistues gëzon pranim të gjerë dhe ofron mbrojtjen e nevojshme për të palindurit. Ata argumentojnë se pavarësisht se janë të paligjshëm, abortet janë të aksesueshme dhe është jashtëzakonisht e rrallë që ato të çojnë në ndjekje penale. Nëse zbatohen rekomandimet, ata kanë thënë se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.
Raporti pritet të theksojë se ligji ekzistues i Gjermanisë nuk është në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe duhet të modernizohet.
Ekspertët thanë se ndërprerjet përtej fazës në të cilën një fetus konsiderohet i aftë të mbijetojë jashtë mitrës, që përgjithësisht konsiderohet të jetë rreth 22 javë, duhet të mbeten të ndaluara. Ndërsa qeveria nuk është e detyruar të pranojë këshillën e komisionit.