Gjigandi teknologjik Google ka marrë vendimin që deri në verën e vitit tjetër punonjësit të punojnë nga shtëpia , për shkak të pandemisë Covid 19.
Kur koronavirusi u përhap , stafi i Google filloi që të bëntë punën nga shtëpia dhe vetëm një pjesë e vogël e tyre në rast se rastet me infektime uleshin do të ktheheshin në zyrë.
Sipas asaj që raporton BBC vendimi për të punuarit nga distanca edhe në vitin e ardhshëm tregon se një nga kompanitë më të mëdha të teknologjisë në botë po përgatitet një pandemi të gjatë dhe mund të nxisë bizneset e tjera që të ndjekin këtë model.
Në të gjithë botën aktualisht kompania ka rihapur vetëm 42 zyra ku punojnë vetëm një staf shumë i vogël dhe me orare të reduktuara.
CEO i Google, Sundar Pichai është shprehur se ky vendim do të ofrojë fleksibilitet që ju nevojitet punonjësve duke u kujdesur për veten dhe të familjet e tyre gjatë 12 muajve të ardhshëm.
Dy muaj më parë të njëjtën linjë ndoqi edhe Twitter vendosi që punonjësit të punojnë nga shtëpia deri në një moment të dytë. Drejtori ekzekutiv Jack Dorsey deklaroi se njerzit që punojnë në këtë kompani mund të zgjedhin nëse duan që punën ta bëjnë punën përgjithmonë nga shtëpia.
Ndërkaq edhe gjigandi Amazon zgjati politikën e saj të punës nga shtëpia të paktën deri në fillim të tetorit të vitit tjetër.