MacKenzie Scott ka kryesuar listën e “100 grave më të fuqishme në botë” të Forbes për vitin 2021, pasi dhuroi 8.6 miliardë dollarë për bamirësi, përfshirë 2.7 miliardë dollarë vetëm këtë vit.
Që nga divorci me Jeff Bezos në vitin 2019, Scott – një nga gratë më të pasura në botë – ka dhuruar miliarda dollarë nga pasuria e saj e vlerësuar prej 59.6 miliardë dollarësh për organizata të ndryshme bamirësie, të cilat Forbes i quajti “kuptimplotë dhe revolucionare”.
Scott, 51 vjeç, zë vendin nr. 1 ndaj ish-kancelares gjermane Angela Merkel, e cila ka udhëhequr listën për vite me rradhë deri në përfundimin zyrtar të mandatit të saj 16-vjeçar në postet publike.
Zëvendëspresidentja Kamala Harris zë vendin e dytë, e ndjekur nga presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde.
Gjithashtu në listë është CEO e Fox News Media, Suzanne Scott, e cila u bashkua në renditje nga Nancy Pelosi, Melinda Gates, Shari Redstone, Abigail Johnson e Fidelity Investments, Ana Patricia Botin e Santander dhe Mary Barra e GM.
Gra të tjera të njohura që hynë në listë përfshijnë Mbretëreshën Elizabeth II, Taylor Swift, Beyoncé Knowles, Rihanna, Reese Witherspoon dhe Serena Williams.
Përveç njohjes së saj në Forbes, Scott u nderua gjithashtu kohët e fundit nga Fondacioni Tunnel to Towers për “përkushtimin e saj të jashtëzakonshëm dhe ndikimin pozitiv në jetën e veteranëve”.
“Në Fox News, ne jemi gjithmonë krenarë që tregojmë historitë e heronjve të vërtetë amerikanë, si ata që u përgjigjën të parët,” tha Scott kur pranoi çmimin.
Burimi: Page Six