Greqia do të rrisë pagën e saj minimale mujore në 830 euro, ka deklaruar qeveria greke. Rritja e katërt e tillë në pesë vjet që synon të lehtësojë barrën e familjeve të rwnduara nga një kosto më e lartë jetese.
Nga ky vendim do të përfitojë qindra mijëra punëtorë.
“Ky hap do të lehtësojë punëtorët pa ndikuar në fuqinë e ekonomisë dhe konkurrencën e bizneseve,” i tha kryeministri Kyriakos Mitsotakis kabinetit të tij.
Ekonomia e Greqisë u rrit me 2 % vitin e kaluar, pak më e ulët se parashikimi i qeverisë, por ende shumë mbi mesataren e eurozonës prej 0.4%. Ajo pret një rritje prej 2.9 % këtë vit të nxitur nga turizmi, rritja e investimeve.
“Ne po zbatojmë një hap tjetër për të përmbushur angazhimet tona parazgjedhore,” shtoi Mitsotakis.
Qeveria është zotuar gjithashtu të rrisë më tej pagat dhe pensionet e sektorit publik si pjesë e rimëkëmbjes së saj ekonomike pas një krize borxhi prej një dekade .
Përkthyer dhe përshtatur nga Reuters për Probizz.al