Të ardhurat dhe fitimi i OTP Bank në tremujorin e tretë u rritën mbi pritshmëritë e analistëve. Ka qenë kjo kryefjala e László Bencsik, Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i OTP Bank, me rastin e prezantimit të rezultateve financiare për periudhën janar-shtator, 2024.
Fitimi kumulativ i Grupit pas tatimit arriti vlerën 2,112 milionë euro për periudhën janar-shtator 2024, me një kthim nga kapitali që arriti në 24.9%. Rënia prej 4% nga viti në vit në fitimin pas tatimit, erdhi si pasojë e efektit të drejtpërdrejtë prej 425 milionë euro (pas tatimit), të përfshirjes së dy bankave të reja të blera në periudhën bazë; përgjatë 9 mujorit të 2024, nuk ka pasur asnjë rregullim të zërave në nivel grupi.
Gjatë periudhës janar-shtator 2024, të gjitha segmentet gjeografike raportuan rezultate pozitive. Pjesa e kontributit të fitimit të huaj arriti në 69%, pas konsolidimit të Ipoteka Bank të sapo blerë në Uzbekistan dhe shitjes së bankës rumune të mbyllur në korrik, 2024.
Fitimi kumulativ i korrigjuar pas tatimit, u përmirësua me 19%, ndërsa rritja organike dhe ajo e axhustuar sipas kursit të këmbimit ishte 14%, nga viti në vit.
Fitimi kumulativ operacional u rrit me 22%, i nxitur kryesisht nga rritja me 28% e të ardhurave neto nga interesi (+25% organike dhe e axhustuar sipas kursit të këmbimit), e nxitur si nga zgjerimi i volumeve të biznesit, ashtu edhe nga përmirësimi i marzheve.
Kostot operacionale u rritën me 14%, ndërsa rritja e kostos organike dhe e axhustuar sipas kursit të këmbimit, arriti në 13%. Raporti i kostos kumulative kundrejt të ardhurave, u përmirësua me 1.7 pikë përqindjeje në 41.0%.
Fitimi 814 milion euro pas taksave i realizuar në tremujorin e tretë të vitit 2024, ishte në përputhje me normën 19%, ose 129 milionë euro rritje tremujore, mbështetur kryesisht nga rritja e të ardhurave të tjera me 54 milionë euro, si dhe rënia prej 49 milionë euro e tarifave të zhvlerësimit.
Në T3, të ardhurat operacionale u rritën me 7% nga tremujori në tremujor, ndërkohë që shënuan rritje organike dhe të axhustuar sipas kursit të këmbimit me 6%.
Cilësia e konsoliduar e kredisë ka mbetur e qëndrueshme, ndërsa indikatorët kryesorë të cilësisë së kredisë kanë vazhduar të zhvillohen në mënyrë të favorshme.
Depozitat e konsoliduara u zgjeruan me 2% nga tremujori në tremujor, pa efektin e dekonsolidimit të Rumanisë dhe të axhustuara sipas kursit të këmbimit, duke kulmuar me rritje 5% gjatë vitit.
Këto rezultate financiare ritheksojnë suksesin e Grupit OTP, pjesë e të cilit është dhe OTP Bank Albania në linjë me vitin 2023, ku prestigjiozja S&P Global Market Intelligence përmes renditjes zyrtare të Bankave Evropiane, vlerësoi Bankën OTP Hungari si një lider absolut performues, ndër bankat kryesuese