“Shqipëria e preferuara e re e Ballkanit është kthyer tashmë një pol tërheqës edhe për vizitorët turq duke thyer një rekord turistik, shkruan në një artikull promovues media e njohur “Haber Turk””.
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale shkrimin e medias së njohur turke për turizmin e Shqipërisë.
“132% më shumë vizitorë nga Turqia frekuentuan vendin tonë deri në muajin gusht, krahasuar me një vit më parë, një surprizë, por edhe një garanci që Shqipëria ka afirmuar vendin e saj mes vendeve fqinje, prej dekadash të konsoliduara në industrinë e turizmit”, nënvizoi kreu i qeverisë shqiptare .