Gjigandi i prodhimit të birrës Heineken do të rihapë 62 bare që u mbyllën vitet e fundit dhe do të investojë në rinovimin e qindra vendeve në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
Kompania tha se investimi në zinxhirin e saj Star Pubs & Bars do të krijojë më shumë se 1000 vende të reja pune.
Industria e pijeve në Mbretërinë e Bashkuar është goditur rëndë nga pandemisë Covid ashtu edhe më pas, presionet e kostos së jetesës rënduan mbi konsumatorët.
Star Pubs & Bars aktualisht operon me 2,400 bare. Në vitin 2019, ajo kishte 2,700 bare në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
Star planifikon të rinovojë më shumë se 600 bare, duke zgjedhur vendndodhjet.
Në një deklaratë Heineken tha : “Me punën nga shtëpia më e zakonshme dhe njerëzit që kërkojnë të kursejnë në udhëtime, rinovimet e mëdha do të përqendrohen në transformimin e bareve të amortizuara në zonat periferike.
Kompania tha se deri në fund të këtij viti, do të ketë rihapur 156 pube që nga fillimi i vitit 2023, “duke ulur numrin e lokaleve të mbyllura në pasurinë e saj në nivelet para pandemisë”.
BBC