Këshilli i Ministrave ka miratuar shpronësimin për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës – terminali i transportit publik Tiranë (PPT) dhe lidhja me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA)”.
Sipas vendimit të qeverisë, pronarët e pasurive të paluajtshme do të kompensohen në vlerë të përgjithshme 104 085 941.87 lekësh, e cila do të përballohet nga buxheti i shtetit.
Vlera e përgjithshme e shpronësimit, përballohet nga buxheti i shtetit, llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë.
Pronarët do të kompensohen pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.
Marrë nga Scan Tv