Kur bëhet fjalë për kujdesin ndaj lëkurës shumica prej nesh mundohen të jenë sa më skeptikë dhe të kujdesshëm në përzgjedhjen e produkteve të duhura dhe ndonjëherë vuajmë shumë për të marrë rezultatet e dëshiruara. Kështu, Helen’s Bio Line është linja e biokozmetikës që ka menduar për ne, duke na ofruar gjithçka na nevojitet për një rutinë të mirë dhe të shëndetshme për lëkurën tonë.
E themeluar nga Elena Dinkollari, Helen’s Bio Line tashmë gjendet në treg prej më shumë se 6 vitesh. Hapat e saj të parë kanë qenë marrja e informacioneve rreth biokozmetikës në disa kurse online, të pasuar më pas me ndjekjen e një shkolle specifike për formulimin e produkteve me bazë në Angli. Gjatë kësaj periudhe kohore Elena studionte në Universitetin e Mjekësisë në degën e laboratorit. Bazat e mjekësisë u kthyen në një ndihmë të madhe për të dhe pasuan në realizimin e fakultetit të saj të dytë në degën e dermatologjisë. Kurset, trajnimet, specializimet dhe konferencat e shumta në të cilat ajo ka marrë pjesë kanë kontribuar në formimin e saj dhe kanë qenë absolutisht të vlefshme në krijimin e Helen’s Bio Line.
Helen’s Bio Line përmban një linjë të plotë produktesh të kujdesit të fytyrës, si larësi, tonikët, kremërat e ndryshëm, serumet, maskat apo scrubet, dhe produktet e flokëve të tilla si shampo, serume flokësh për rigjenerim dhe maska ose kremëra të ndryshëm.
Por çfarë i bën kaq të veçanta në treg produktët e Helen’s Bio Line? Ajo që bën diferencën e këtyre produkteve është baza ujore, konkretisht e aloe veres, 100% bio. Është bazë e cila nuk gjendet në asnjë linjë tjetër pasi cikli i saj i jetëgjatësisë është deri në 1 vit dhe ka kosto shumë të lartë përsa i përket kohës së prodhimit. Klientët e Helen’s Bio Line marrin gjithmonë produkte super të freskëta pasi ato përgatiten çdo ditë dhe me pak sasi, “sot për nesër”. Kjo gjë nuk ndodh zakonisht në kompanitë farmaceutike që prodhojnë kremëra, pasi, në rast të mos shitjes së të gjithë sasisë të produkteve për 1 vit, ato humbin vlerat e tyre, nuk mund të përdoren më nga klientët dhe duhet të hidhen, ndaj këto kompani prodhojnë produkte me baza vajore.
Kush tjetër më mirë se vetë Elena, e cila është mjeke dermatologe, mund të specifikojë produktet e duhura që ju nevojiten veçanërisht juve? Seti i përshtatshëm dhe tërësisht specifik sugjerohet në varësi të llojit të lëkurës, moshës apo problematikës që një pacient ka, pasi bëhet konsulta dhe merret anamneza e plotë.
Seti më i kërkuar i momentin është seti anti akne, sidomos për lëkurat që janë ngarkuar shumë pas plazhit.
Linja e produkteve të Helen’s Bio Line është shumë efektive, gjë që e vërtetojnë vetë pacientët duke treguar ndryshimet që ka pësuar lëkura e tyre pas përdorimit të këtyre produkteve.
Efikasiteti i tyre e justifikon plotësisht çmimin. Në varësi të nivelit ekonomik që kemi në Shqipëri, çmimet e vendosura, të njëjta që nga dita e parë e lançimit të Helen’s Bio Line, janë shumë të përshtatshme për tregun.
Helen’s Bio Line sapo është vendosur në një klinikë më të madhe dhe me më tepër shërbime, por nuk mbetet me kaq. Hapi i radhës do të jetë hapja e klinikës së tyre të re në një nga rrethet e Shqipërisë, por që do të jetë surprizë deri në momentin e inagurimit./ProBizz.al/