Luçiano Dhërmi është hoteli që ndodhet në një prej vendeve më fantastike në Dhërmi, vetëm 10 minuta nga qendra e qytetit të Dhërmiut.
Ambjentet akomoduese shumë të rehatshme, të përshtatshme për familjarë dhe çifte, kombinuar me shërbimin cilësor, kushtet komode dhe pamjen fantastike që dhuron deti i pastër dhe i kaltër i Jonit e kanë renditur Luçianon si një ndër 10 hotelet më të bukura në Dhërmi në Luxury Hotels.
I frekuentuar shumë gjatë gjithë sezonit veror, Luçiano është kthyer në një nga pikat e referimit të plazhit të Dhërmiut prej 23 vitesh për turistët vendas dhe të huaj, të cilët kanë dhënë përshtypjet dhe mbresat e tyre të mira në revista prestigjioze.
Menuja e pasur e peshkut vjen i përgatitur dhe e servirur plot shije dhe finesë në mënyrë mjeshtërore në restorantin Luçiano, që i bën adhuruesit e ushqimeve të detit të lëpijnë gishtat.
Nëse po mendoni të vizitoni detin e bukur të jugut dhe t’i kaloni pushimet në Dhërmi, Hotel Luçiano është vendi i duhur për pushime të paharrueshme!/ProBizz.al/